Reporteri.net në rrjetet sociale

Uncategorized

A ka kosovar të lënduar në sulmin terrorist në Gjermani?

Publikuar

më:

Pas sulmit që po dyshohet si terrorist në Gjermani,  sipas burimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme, gazetametro.net merr vesh që deri tash nuk ka asnjë kosovar të lënduar.


Ky burim i ka thënë gazetës se janë në kontakt të vazhdueshëm me konsulatën e Kosovës atje dhe se aktualisht nuk ka informacione për kosovar të përfshirë.

“MPJ është në konktat të vazhdueshëm me përfaqësuesit tonë në konsulatë. Jemi duke u marrë vazhdimisht me këtë cështje”.

Pas raportimeve se në qytetin Munster ka pasur sulm terrorist, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka dhënë një numër kontaktues për të gjithë qytetarët që jetojnë ose janë në këtë qytet.

“Qytetarët e Kosovës që jetojnë apo sot kanë qenë në Münster, për çdo nevojë për ndihmë të kontaktojnë Konsullatën e Kosovës në Frankfurt në këtë numër telefoni: +4917668149736”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ndryshe Policia gjermane po e vazhdon operacionin e madh në qytetin Munster, pasi një person me automjet ka vozitur në një kafene të mbushur plot me njerëz që po shijonin rrezet e diellit dhe ka vrarë disa prej tyre duke plagosur dhjetëra të tjerë, transmeton reporteri. net

Mediat gjermane shkruajnë që deri më tash janë vërtetuar tri vdekje nga rasti, kurse gjashtë të plagosur të tjerë janë në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën./reporteri.net

LEXO EDHE: 

Ja numri ku shqiptarët në Gjermani mund të thërrasin për ndihmë pas sulmit terrorist

Sulm terrorist? Vetura godet turmën e njerëzve, ka të vdekur

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]