Reporteri.net në rrjetet sociale

Nacionale

Abrashi – Shpend Ahmetit: Tradhti më të madhe nuk ka pasur që prej Luftës së Dytë Botërore

Publikuar

më:

“Prishtina sot është e bllokuar totalisht, nuk po punohet asgjë. Ai [Ahmeti] duhet të dorëhiqet, tradhti më të madhe nuk ka pasur që prej Luftës së Dytë Botërore, pasi ka fituar një herë Prishtinën pastaj ka dhënë dorëheqje”, ka thënë Abrashi. 


Arban Abrashi, që garoi në kuadër të LDK’së për kryetar të Prishtinës, ka thënë që lënda e përgatitur nga partia e tij për keqpërdorimet në zgjedhjet lokale në Prishtinë – që është dërguar në Kushtetuese – është shumë bindëse dhe gjasat janë të mëdha që Shpend Ahmeti të humbë karrigen e kryetarit, transmeton Gazeta Metro.

Abrashi, duke folur në T7, ka thënë që në zgjedhjet në Prishtinë ka pasur keqpërdorime të shumta, duke përmendur mashtrimet me vota të njerëzve që nuk janë banorë të Prishtinës si dhe transportimin e votuesve me vetura që e bëri Vetëvendosje.

Ai thotë që njëra prej shtyllave kryesore të lëndës së dërguar në Kushtetuese është trajtimi i pabarabartë si lëndë ligjore nga ana e Gjykatës Supreme, e cila nuk kishte lejuar rinumërim të votave, edhe pse KQZ dhe PZAP kishin vendosur kështu.

Ai ka thënë që nëse nuk miratohen pretendimet e LDK’së në Kushtetuese, lënda do të shkojë në gjykatën e Strasburgut. Tutje, Abrashi ka thënë që Shpend Ahmeti duhet të japë dorëheqje nga pozita, pasi ka bërë tradhti ndaj Vetëvendosjes, parti me të cilën ka fituar postin.

Për më tepër, ai pretendon që fitores së Ahmetit në Prishtinë i kontribuan shumë edhe ‘oligarkët’, të cilët sipas Abrashit, kanë investuar miliona euro në fitoren e Ahmetit në mënyrë që pastaj ta shantazhojnë e ta kontrollojnë.

“Prishtina sot është e bllokuar totalisht, nuk po punohet asgjë. Ai [Ahmeti] duhet të dorëhiqet, tradhti më të madhe nuk ka pasur që prej Luftës së Dytë Botërore, pasi ka fituar një herë Prishtinën pastaj ka dhënë dorëheqje”, ka thënë Abrashi.

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]