Reporteri.net në rrjetet sociale

Lajme

Beteja e Vetëvendosjes në tri komuna për flamujt e tri shteteve

Publikuar

më:

Lëvizja Vetëvendosje është gjetur përsëri në mes të një debati të zakonshëm për këtë parti, flamuri kombëtar dhe ai i shtetit të Kosovës.


Tash kur Kosova e pavarur është në vigjilie të festimit të 10 vjetorit, Vetëvendosje e cila qeverisë me tri komuna, Prishtinën, Prizrenin dhe Kamenicës është gjendur përsëri në debate mbi flamujt.

Edhe pse Qëndron Kastrati i VV-së nuk e pati këtë problem në komunën e Kamenicës, një tjetër komunë që nuk qeveriset nga VV-ja u bë problemtatike, pikërisht për shkak të flamurit.

Por debati më i ashpër, ndodhi në Prizren dhe Prishtinë.

Në Prishtinë gjithçka filloi kur artisti Driton Selmani mori një iniciativë që flamurin kombëtar në hyrje të qytetit, ta zëvendësojë me një flamur, i cili përdoret në futboll për simbolizimin e ‘pozitës jashtë loje’ ose ‘ofsajd’.

Kjo kishte bërë që të ngjallen reagime të shumta. Shumë njerëz i kërkuan kryetarit të kryeqytetit, Shpend Ahmeti, që ta vendos flamurin e Kosovës, në këtë vend.

Kjo për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Madje, një kërkesë të tillë e kishte bërë edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli. Ani pse vëllau i tij është nënkryetar i Prishtinës.

Behgjet Pacolli kritikon publikisht vëllanë e vet, i cili eshte nenkrytar i Prishtines.

“Këtë javë vendi ynë është nikoqir i shumë mysafirëve që vijnë për rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Komuna e Prishtinës duhet patjetër të vendos flamurin e Kosovës ”të rrethi” i Prishtinës. Kjo është dashur të ndodhë shumë më herët. Kudo që ne shkojmë, na nderojnë me flamurin tonë. Por tani ne duhet së pari të nderojmë veten”, ka thënë Behgjet Pacolli.

Pas gjithë këtyre diskutimeve dhe debateve, ka shtyrë që të reagojë edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai e ka cilësuar gjithë këtë debat si të kotë, dhe për qëllime politike. Madje, ai ka hequr përgjegjësinë nga ana e tij, duke thënë se Komuna e Prishtinës as nuk ka përgjegjësi për ta vendosur, e as për ta hequr nga ai vend.

“Ajo nuk ka qenë asnjëherë përgjegjësi e komunës së Prishtinës.  Nuk është e nënshkruar as me protokoll që flamurin atje duhet ta kemi kështu apo ashtu. Atëherë nuk e ka pas hequr komuna, atë e kenë bërë dhe qytetarët, edhe ata kanë marrë pjesë në vendosjen e flamurit kombëtar.  Kjo tregon se nuk është përgjegjësi e jona edhe kthimi i flamurit të Kosovës. Kjo mbetet edhe të diskutohet në ditët e ardhshme”, ka thënë Ahmeti në Klan Kosova.

Aty tashmë është vendosur që të vendoset edhe flamuri i Kosovës, dhe ai i Shqipërisë.

Por, për komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, problemi me fjamuj, nuk përfundoi këtu.

Debate dhe diskutime pati edhe në komunën e Prizrenit, që udhëhiqet nga Mytaher Haskuka.

Aty u kritikua që për nder të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ky qytet u vërshua me flamuj të shtetit të Turqisë.

Udhëheqjen e kësaj komune e kritikuan, që nuk po ndërrmerr ndonjë veprim për ndalimin e vendosjes së këtyre flamujve.

Pas një debati dhe diskutimi të madh të qytetarëve, sidomos në rrjetet sociale, shtyri Haskukën që të reagojë për këtë cështje.

Në disa pamje që po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale shihet se mbrëmë një person e ka hequr flamurin turk në njërën nga rrugët në qytetin e Prizrenit. Flamuri ishte i vendosur në njërën nga shtyllat ndriçuese të qytetit, të cilin ky person e ka këputur.

Ai u arsyetua se në këtë qytet nuk janë vendosur vetëm flamujt e Turqisë, por të shumë shteteve tjera.

Ai kritkoi një medie, që nuk e specifikoi se për cilën bëhet fjalë, se këtë temë e ka bërë të madhe me qëllim politik. Madje, ai kërkoi nga organet e rendit dhe gjyqësisë së vendit, që të merr masa dhe ta dënojë këtë medie, për qëllimet e tyre të këqija, si ka thënë i pari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

E përkundër që në Komunë të Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje hetizonte vendosjen e flamurit të Kosovës, në komunën e Shtimës, kjo parti kritikoi pushtetin se nuk po e vendosin flamurin kombëtar.

Kjo parti, përmes një reagimi kishte thënë se pavarësia e Kosovës e ka zanafillën në flamurin kuq e zi, duke shtuar se vendosja e dy flamujve do të ishte gjëja më e mirë që kjo komunë do të mund ta bëntë.

“Pavarësia e Kosovës erdhi si rezultat i sakrificës dhe luftës, ku 17 Shkurti i ka rrënjët në luftën për liri me flamurin kuq e zi në krye, për të cilin ranë mijëra dëshmorë. Në festen e 17 Shkurtit, përjashtimi i flamurit kuq e zi nga shtyllat në Shtime, lë të kuptojmë se kjo udhëheqje komunale është pa rrënjë dhe e ndarë nga vazhdimësia jonë historike. Të dy flamujt në shtyllat e qytetit bashkë, do ta kompletonin të djeshmen dhe të tashmen. Por kështu si kanë vepruar pushtetarët e tanishëm, tregojnë për neglizhencën ndaj diçkaje të shenjtë si identiteti dhe flamuri që të përfaqëson si komb!”, thuhej në ragimin e Vetëvendosjes në Shtime.

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]