×
  • Lajme
  • Botë

    ​Mbi 20 milionë persona të vaksinuar në Britani të Madhe kundër COVID-19

    Reporteri
    28 Shkurt 2021 | 17:25

    Britania e Madhe po vazhdon vaksinimin e popullsisë kundër COVID-19. Më shumë se 20 milionë persona në Britaninë e Madhe kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër virusit korona, njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.


    “Është një arritje madhështore për vendin tonë. Vaksina është rruga jonë për të dalë. Kur të merrni një telefonatë, vaksinohuni,” shkruan Hancock në Twitter.

    Britania e Madhe ka filluar programin më të shpejtë të vaksinimit në Evropë dhe është e para në kontinent sa i përket numrit të vaksinuarve për milion dhe për 100 banorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!