×
  • Lajme
  • Botë

    ​SHBA forcon praninë ushtarake në Lindjen e Mesme

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 19:53

    Administrata amerikane planifikon të forcojë praninë e saj ushtarake në Lindjen e Mesme, për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimit të Iranit, një informacion i bërë i ditur sot nga ”Wall Street Journal”, por i mohuar nga Pentagoni.


    Që nga pranvera, 14000 ushtarë u janë shtuar 70000 trupave ushtarake të përhershme, për të mbrojtur sigurinë në rajon.

    Sipas gazetës, dërgimi i këtyre përforcimeve do të shërbejë për të penguar sulmet e Iranit ndaj interesave të SHBA-së në Lindjen e Mesme.

    Prej disa muajsh në këtë rajon kanë ndodhur incidente e sulme të shumta, që Uashingtoni ia ka atribuar Iranit./ATSH/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!