×
  • Lajme
  • Botë

    10 vite burg për ata që e shpërndajnë videon e sulmit në Zelandë të Re

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 10:00

    Përkundër masave të marra nga kompanitë teknologjike, videoja e sulmit në Zelandë të Re është shpërndarë me shpejtësinë e dritës duke sfiduar edhe institucionet e sigurisë të cilët kanë apeluar njerëzit që mos ta bëjnë një gjë të tillë.

    Tashmë, policia në Zelandë të Re ka paralajmëruar qytetarët se ata rrezikojnë 10 vjet burg në rast se e shpërndajnë videon ku shihet Tarrant duke gjuajtur me armë.

    “Mos e shkarko. Mos e shpërndaj. Nëse vërtetohet se ke një kopje të videos ose e ke shpërndarë atë, do të përballesh me gjobë dhe potencialisht me burg”, thuhet ne deklaratën e policisë.

    Policia ka njoftuar se ka ndaluar një 18-vjeçar i cili do të paraqitet para gjykatës për shkak të shpërndarjes së videos, ndërsa është thënë se kanë bllokuar një numër të madh të faqeve të internetit pasi nuk e kishin censuruar videon.

    Shërbimi Shpërndarës i Internetit në Zelandë të Re thuhet se po bën maksimumin që të fshijë të gjitha kopjet e videove të sulmit.

    Në sulmet terroriste të së premtës në dy xhami të Zelandës së Re kanë mbetur të vdekur 50 persona dhe dhjetëra persona janë lënduar. Personi i akuzuar për sulmet, besohet se ka vepruar vetëm, kështu kanë njoftuar autoritetet e policisë.

    Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeç ka transmetuar drejtpërdrejt sulmin në “Facebook”.

    Ndërsa, tre të arrestuarit e tjerë nuk besohet të jenë përfshirë, tha komisioneri i policisë Mike Bush.

    Pesëdhjetë persona janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur në atë që është sulmi më i keq i Zelandës së Re.

    Duke folur për gazetarët, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka thënë se takimet e kabinetit do të zhvilloheshin të hënën për të diskutuar çështjen, duke përfshirë edhe ligjin për armët.

    “Do të ketë ndryshime në ligjet tona të armëve”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!