×
  • Lajme
  • Botë

    12 vjeçarja lind djalë, procesi zgjat 10 orë

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 18:27

    Një vajzë 12-vjeçare ka sjellë në jetë një fëmijë të cilin e ka me një burrë tetë vite më të moshuar.


    Rasti ka ndodhur në Ukrainë, derisa, vajza me origjinë rome ishte dërguar me urgjencë në një spital në Rivne aty ku edhe kishte lindur fëmijën.
    Sipas mjekëve vajza nuk e kishte ditur se ishte shtatzënë, derisa kur kishte filluar të kishte dhimbjet e lindjes ishte frikësuar dhe ishte dërguar në spital.

    Mjekët e kanë ndihmuar që të linde të shtunën me 14 shtator, procesi ishte i vështirë dhe zgjati 10 orë, sipas mjekëve, shkruan Daily Mail.
    Doktoresha Olena Sadova, foli për rastin dhe tha për mediat lokale se është e shokuar pasi që një fëmijë ka lindur fëmijë.

    E njëjta zbuloi se vajza ishte e pistë në momentin kur shkoi në spital, e trembur derisa nuk e kuptonte se çka po ndodhte me të.

    “Puna zgjati dhjetë orë dhe ishte emocionalisht e vështirë për të gjithë. Të gjithë qamë pas”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!