×
  • Lajme
  • Botë

    15 prilli i ‘mallkuar’: Ngjarjet tragjike që goditën botën në këtë datë

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 13:27

    Një zjarr që përfshiu katedralen  e famshme të Parisit, Notre Dame më 15 prill ngriti në këmbë gjithë botën.

    Në rrugët e Parisit, mijëra njerëz shpërthyen në lotë kur panë që një pjesë e historisë së tyre po u zhdukej para syve. Reagime të tilla emocionale kishte nga e gjithë bota.

    Katedralja e famshme është thellësisht e ngulitur në historinë parisiene që nga ndërtimi i saj që filloi në vitin 1163 dhe zgjati gati dy shekuj. Zjarrfikësit arritën të parandalonin rënien e kullës së zileve dhe gjithashtu u përpoqën të shpëtonin reliktet fetare dhe veprat e paçmuara të artit.

    “Ne do të rindërtojmë Notre Dame përsëri, së bashku”, – premtoi presidenti francez Emanuel Macron. Pas goditjes fillestare të shkaktuar nga ky lajm, shumë shpejt doli në pah një rastësi të pazakontë, transmeton Reporteri.net.

    Sulmi me bomba në Boston

    Gjegjësisht, në të njëjtën datë, në vitin 2013, ndodhi një sulm me bombë në Maratonën e Bostonit. Dy bomba shpërthyen kur grupi i parë prej 27,000 pjesëmarrësve arriti në cak. 

    “Pashë dy shpërthime. Shpërthimi i parë ndodhi pas cakut të synuar. Dëgjova një shpërthim të fortë, dhe pastaj pashë shumë tym. Vazhdova të vrapoj, kur dëgjova një tjetër”,  kishte rrëfyer gazetari Boston Herald. Në këtë shpërthim të tmerrshëm, tre vetë mbetën të vdekur, një prej tyre tetëvjeçar dhe 264 persona u lënduan, disa prej të cilëve humbën edhe gjymtyrët kryesore të trupit. Por sulmi mbi Maratonën e Bostonit nuk është ngjarja e vetme katastrofike që lidhet me 15 prillin.

    Katastrofa në Hillsborough

    Shumëkush e kujton fatkeqësinë e vitit 1989 në Hillsborough, një nga tragjeditë më të mëdha sportive në histori. Ndeshja mes Liverpulit dhe Nottingham Fores u luajt  në stadiumin e mbingarkuar të Hillsborough në Britani të Madhe. Për shkak të gabimit të organizatorëve, më shumë se 54.000 tifozë u lëshuan në stadiumin që mund të strehonte 39.000 spektatorë. Pasi dikush hapi gardhin mbrojtës, shpërtheu një rrëmujë në të cilën u vranë 96 tifozë të Liverpoolit dhe u plagosën më shumë se 700 vetë.

    Mbytja e Titanikut ‘të pafundosshëm’

    Data e 15 prillit merr kthesë akoma më tragjike kur kujtojmë një tjetër tragjedi që ndodhi në atë datë në vitin 1912. Në orët e para të mëngjesit në Oqeanin Atlantik të Veriut pas përplasjes me një ajsberg u mbyt anija britanike Titanik. Kjo anije madhështore britanike e pasagjerëve u nis për udhëtimin e saj të parë më 10 prill nga Southampton në Nju Jork. Anija më e famshme e kohës së tij, Titaniku për shkak të ndërtimit unik, konsiderohej e pashkatërrueshme. Pas vetëm katër ditësh, rreth orës 23.40, Titaniku goditi një ajsberg gjigant filloi të fundosej. 1517 njerëz humbën jetën e tyre në këtë ngjarje katastrofike. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!