×
  • Lajme
  • Botë

    15 vjeçarja e godet për vdekje me thikë vëllanë e saj tre vjeçar

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 8:30

    15 vjeçarja e godet për vdekje me thikë vëllanë e saj tre vjeçar.


    Një vajzë e shkollës së mesme akuzohet se ka vrarë me thikë vëllanë e saj të vogël dhe me gjakun e tij ka shkruar në mur një mesazh për të ëmën.

    15-vjeçarja e identifikuar vetëm me emrin Oliwia, akuzohet se ka goditur me thikë vëllanë e saj tre vjeçar më shumë se njëzet herë.

    Policia konfirmoi më tej se adoleshentja e sëmurë me gjakun e viktimës ka shkruar në mur një mesazh për nënë e tyre, por refuzuan të tegonin çfarë kishte shkruar.

    Në kohën e ngjarjes makabre adoleshentja ishte vetëm nështëpi me të vëllanë në Detmold, Gjermani, teksa nëna i kishte kërkuar të kujdesej për Nikon.

    Kur nëna Agnieszka, 46 vjeçce u kthye në shtëpi, Niko ishte i vdekur dhe Oliwia ishte zhdukur.

    Oliwia u gjet më vonë rreth 10km larg vendngjarjes dhe u arrestua pa rezistencë.

    Nje ish i dashur i nënës së Oliwia, i identifikuar si Dimitri, tha: “Agnieszka dhe unë u ndamë para tre muajsh – Oliwia ishte xheloze për të voglin dhe ndjehej e lënë pas dore.”

    Familja ishte vendosur në Gjermani në 2013, pasi erdhën nga Lodz, Poloni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!