×
  • Lajme
  • Botë

    151 të vdekur dhe mbi 19 mijë raste të reja me COVID-19 në Itali

    Reporteri
    24 Tetor 2020 | 20:25

    Italia ka konfirmuar 19,644 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, nga 177,669 teste të kryera.


    Rajoni me numrin më të madh të rasteve ditore është Lombardia (+4.959). Kurse, totali i të infektuarve në vend është 504,507.

    Nga ana tjetër, 151 vdekje janë raportuar në 24 orët e fundit, për një total prej 37,210 që nga fillimi i pandemisë.

    Në nivelin kombëtar, të shtruarit në njësitë e kujdesit intensiv u rritën me 79 (1,128 në total), ndërsa 738 pacientë të tjerë ndodhen të shtruar në pavijonet Covid.

    Numri i të shëruarve për sot është 2,309. Nga ana tjetër, 203,182 persona janë aktualisht pozitivë për Covid-19. s.b/abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!