×
  • Lajme
  • Botë

    163 palestinezë dhe gjashtë policë izraelitë plagosen në trazirat në xhaminë Al-Aksa

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 9:44

    Të paktën 163 palestinezë dhe gjashtë oficerë policie izraelitë janë lënduar në përleshjet në Jerusalem, thanë mjekët palestinezë dhe policia izraelite.


    Shumica e tyre u plagos në xhaminë Al-Aksa, ku policia izraelite gjuajti plumba gome dhe granata gazi derisa palestinezët hidhnin gurë dhe shishe, njofton Klan Kosova.

    Tensionet mes izraelitëve dhe palestinezëve janë rritur për shkak të dëbimit të mundshëm nga shtëpitë e tyre të palestinezëve nga ardhacakët hebrenj.

    Gjysmëhëna e Kuqe ka aktivizuar një spital të hapur për të trajtuar të plagosurit.

    Kompleksi i xhamisë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit është një nga vendet më të respektuara të Islamit, por është gjithashtu një vend i shenjtë hebre, i njohur si Mali i Tempullit, shkruan BBC.

    Vendi është shpesh vatër e dhunës, e cila shpërtheu sërish të premten në mbrëmje pasi mijëra besimtarë myslimanë ishin mbledhur aty për të falur të premten e fundit të Ramazanit.

    Policia izraelite tha se ata kishin përdorur forcë për të “rivendosur rendin” për shkak të “trazirave të mijëra besimtarëve” pas lutjeve të mbrëmjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!