×
  • Lajme
  • Botë

    20 vite burg për gruan që lejoi burrin e saj t’i përdhunonte vajzën 10-vjeçe

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 23:20

    Një grua nga Buckinghamshire, Angli, u burgos me 20 vite burg, pasi lejoi bashkëshortin që për vite të përdhunonte vajzën e saj 16-vjeçe.


    Nëna e vajzës kishte lejuar që burri i saj, njerku i të miturës, të abuzonte me të, që nga mosha 10-vjeçare, ndërsa nuk kishte pranuar të dëgjonte vajzën kur i lutej për ndihmë me frikën se burri i saj mund t’i jepte fund lidhjes së tyre.

    Njerku kishte filluar të abuzonte seksualisht me vajzën që kur ajo ishte vetëm 10-vjeç dhe vazhdoi për 6 vite. Madje e mitura është përdhunuar edhe nga vëllai i njerkut të saj, një i sëmurë mendor, që shkonte shpesh për vizitë në shtëpi, transmeton TCH.

    Vajza kishte mbetur dy herë shtatzënë, një herë kur ishte vetëm 12-vjeç, më pas mbeti përsëri shtatzënë në moshën 13-vjecare, fëmijë të cilët i kishte abortuar, e detyruar nga e ëma, pasi bashkëshorti i kishte thënë se nëse nuk do t’i abortonte fëmijët, do të ndahej nga ajo.

    Gruaja dhe bashkëshorti u dënuan me 20 vite burg secili.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!