×
  • Lajme
  • Botë

    200 krerë shtetesh në kurorëzimin e perandorit japonez

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 23:15

    Do të jenë të paktën 195 krerë shtetesh dhe personalitete politike nga vende të ndryshme të botës të pranishëm në ceremoninë e kurorëzimit të perandorit të ri të Japonisë, tetorin e ardhshëm.


    Ky vendim u bë publik nga komisioni i ngritur nga qeveria e Tokios, për të përcaktuar programin për kalimin e fronit perandorak.

    Komiteti kishte vendosur më parë për procedurat për abdikimin e monarkut aktual Akihito, që parashikohet më 30 prill, si dhe ngjitjen në fron të princit të kurorës Naruhito, një ditë më pas.

    Më 1 maj gjatë disa ceremonive do të zhvillohet dorëzimi i simboleve perandorake dhe vulat e familjes.

    Më 22 tetor liderët nga gati 200 vende të botës do të ftohen në “Sokuirei-Seiden-no-gi”, riti kur perandori i ri do të njoftojë kurorëzimin para popullit japonez dhe gjithë botës.

    Të ftuarit do të marrin pjesë në një banket që do të zgjasë për katër ditë./ATSH/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!