23 shtetas të Maqedonisë së Veriut kthehen nga Siria dhe Iraku

Maqedonia e Veriut ka arritur t’i kthejë 23 shtetas të saj nga zonat e luftimeve në Siri dhe Irak. Katër nga ta janë burra me akuza për pjesëmarrje në luftime jashtë vendit, pesë gra dhe 14 mijë.


Burrat e akuzuar janë dërguar në burgun hetues të Shutkës në Shkup. Alsat raporton se 10 ditë do të qëndrojnë në izolim, derisa më pas do të shpërndahen në qeli me persona që akuzohen për vepra të ngjashme. Prej të paraburgosurve, 3 janë banues në Shkup dhe një në Gostivar.

Gratë dhe fëmijët do t’i nënshtrohen karantinës së obligueshme 14 ditore dhe kontrolleve të vazhdueshme mjekësore. Ndërkohë do të hetohen për përfshirje të mundshme në vepra kriminale gjatë qëndrimit në Siri dhe Irak.

Në periudhën pasuese, institucionet përkatëse dhe shërbimet do të punojnë për sigurimin e dëshmive materiale mbi përfshirjet e mundshme në vepra kriminale, veçanërisht për çdo person – njoftojnë nga Qeveria.

Trendi i riatdhesimit viteve të fundi ka qenë më i ulët. Gjatë vitit 2020 janë kthyer katër shtetas, një burrë në muajin shkurt dhe tri gra në muajin mars.

Në anën, edhe në Kosovë janë kthyer të shtunën nga Siria 11 kosovarë.