×
  • Lajme
  • Botë

    24 vjet pas masakrës së Srebrenicës, rivarrosen edhe 33 viktima

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 16:07

    Në Qendrën Memoriale në Potoçari janë rivarrosur 33 viktima të masakrës së Srebrenicës.


    Atyre iu dha lamtumira e fundit në prani të dhjetëra mijëra njerëzve dhe zyrtarëve të shumtë 24 vjet pas kësaj masakre.

    Në këtë përvjetor morën pjesë zyrtarë nga Bosnja, Turqia, ndërkaq nga Maqedonia e Veriut prezent ishte Talat Xhaferi.

    Atje kurora lulesh ka vendosur edhe Çedomir Jovanoviq, lider i Partisë Demokratike Liberale Serbe. që është në mesin e politikanëve të rrallë serbë që marrin pjesë në shënimin e përvjetorit të kësaj masakre.

    Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, në atë që njihet si masakra më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!