×
  • Lajme
  • Botë

    26-vjeçari vranu nënën, babain dhe katër anëtarë tjerë të familjes

    Reporteri
    24 Janar 2020 | 19:17

    Një burrë 26-vjeçar qëlloi për vdekje prindërit e tij dhe katër pjesëtarë të familjes së tij me një armë gjysmëautomatike në jugperëndim të Gjermanisë para se të telefononte policinë e t’i priste për ta arrestuar, kanë thënë të premten autoritetet.

    Burri, shtetas gjerman, që kishte licencë për qitje sportive, u ndalua dhe do të merret në pyetje porsa të mbërrijë avokati i tij, ka thënë shefi i policisë lokale, Reiner Moeller, raporton Reuters.

    “Në shtëpi dhe prapa saj, gjashtë persona u gjetën të vdekur, tre burra të moshave 36, 65 dhe 69-vjeç, dhe tri gra të moshave 36, 56 dhe 62-vjeçe”, ka thënë Moeller, duke shtuar se dy prej të vdekurve ishin prindërit e të dyshuarit, transmeton Koha.net.

    Dy të tjerë u plagosën, njëri nga ta është në gjendje kritike, si dhe dy fëmijë të moshave 12 dhe 14 vjeçe, u kërcënuan por nuk u lënduan fizikisht, ka thënë ai.

    “Ende nuk e dimë motivin, por supozojmë se ka qenë një problem në familje, sepse, siç kemi mësuar, të gjithë ishin në marrëdhënie familjare”, tha ai.

    Policia gjeti burrin duke pritur para shtëpisë, një pub ku disa prej anëtarëve të familjes së tij kanë jetuar.

    Incidenti ndodhi në orën 12.45 sipas kohës lokale afër një ndërtese në qytetin Rot am See në shtetin federal të Baden-Wuerttembergut. Rot am See ndodhet rreth 135 kilometra në juglindje të Frankfurtit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!