×
  • Lajme
  • Botë

    30 fëmijë nga 6 martesa, zbulohen gratë e sheikut 70 vjeçar nga Dubai

    Reporteri
    17 Gusht 2019 | 13:14

    Sheiku Mohamed bin Rashid Al Maktoum është zëvendëspresident, kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtar i Dubait.


    Pas vdekjes së të vëllait, ai është përqendruar në shndërrimin e Emirateve të Bashkuara Arabe si një nga vendet më të mira në botë, deri në vitin 2021.

    Përveçse një jete të ngjeshur profesionale, jeta personale e sheikut është gjithashtu shumë e “ndezur”.

    70-vjeçari ka pasur të paktën gjashtë martesa në jetën e tij, e para prej të cilave ishte me kushërirën e tij të parë Sheikha Hind bint Maktoum bin Juma Al Maktoum.

    Ajo është Zonja e Parë e Dubait dhe nëna e dymbëdhjetë fëmijëve të sheikut, përfshirë edhe trashëgimtarin e tij të paracaktuar, Hamdan bin Mohammed Al Maktoum, i cili lindi në 1982.

    Gratë e tjera të tij janë: Sheikha Randa bint Mohammed Al-Banna nga Libani; Sheikha Delila Aloula po nga Libani;

    Gruaja me origjinë algjeriane Sheikha Houria bint Ahmed Al M’aash; Zoe Grigorakos me origjinë greke; Princesha e Jordanisë Haya, e cila e braktisi. Ndërsa ende nuk dihet identiteti i një prej grave të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!