×
  • Lajme
  • Botë

    33% e ushtarëve amerikanë kanë refuzuar të marrin vaksinën kundër koronavirusit

    Reporteri
    18 Shkurt 2021 | 16:10

    Rreth 33% e personelit ushtarak amerikan ka refuzuar të marrë vullnetarisht vaksinën kundër koronavirusit, thanë zyrtarë amerikanë të mbrojtjes të mërkurën.


    Zyrtarët amerikanë kanë pranuar se një numër sa më i lartë i të vaksinuarve do të ndihmonte trupat të ishin më të përgatitur për misione jashtë vendit.

    “Washington Post” shkruan se zyrtarë të Pentagonit kanë raportuar në Kongres se deri tani janë vaksinuar vetëm 150 mijë personel ushtarak në detyrë, nga një total prej 1,3 milionë trupash aktivë. Gjeneral Brigade Paul Fiedrichs, u tha kongresmenëve se ky raport përputhet me atë të amerikanëve të tjerë.

    Ushtria amerikane gjithashtu po mbledh të dhëna se cilat etni brenda radhëve të personelit ushtarak po pranon të vaksinohet, tha Friedrichs. Zyrtarët pranuan se duhet bërë më shumë për të bindur ushtarët të vaksinohen. Sipas të dhënave të Pentagonit, deri tani 21 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!