×
  • Lajme
  • Botë

    5 të vdekur gjatë zjarreve pyjore në Ukrainë

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 13:12

    Gjatë zjarreve pyjore në Lugansk, në lindje të Ukrainës, për vdekje kanë pësuar pesë persona, transmeton AA.


    Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme theksohet se janë shuar 82 prej 146 zjarreve dhe ekipet në terren vazhdojnë të shuajnë edhe zjarret e tjera.

    Si pasojë e zjarreve kanë vdekur pesë persona, ndërsa dhjetë janë hospitalizuar, ndërkohë është realizuar evakuimi i 120 personave.

    Në aksionet e fikjes së zjarreve marrin pjesë 1.229 persona dhe 204 automjete.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!