×
  • Lajme
  • Botë

    70 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 20:47

    Italia po mbyll një javë të rëndësishme, ku sipas komitetit tekniko-shkencor është vendimtare në aksionet e ardhshme të qeverisë Conte për hapjen e kufijve mes rajoneve e ato kufitare në këtë fazë të dytë të bashkëjetesës me pandeminë.


    Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 70 viktima e 593 raste pozitive më shumë me Covid-19. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur sot më 33 mijë e 142 e i të infektuarve më 231 mijë e 732. Pacientë aktivë pozitivë me koronavirus në Itali janë reduktuar në 47 mijë e 986. Në strukturat spitalore po kurohen aktualisht 7 mijë e 379 pacientë e në repartet e terapisë intensive janë reduktuar në 489.

    Në rritje shkon ditë pas dite numri i personave që po shërohen nga Covid 19. Deri më sot numri i tyre është 150 mijë e 604, e në 24 orët e fundit janë 3 mijë e 503 të shëruar më shumë.

    Në rajonin e Lombardisë sot janë shënuar 20 viktima e 382 raste pozitive më shumë. Rajonet Umbira, Sardegna, Calabria, Basilicata në 24 orët e fundi nuk kanë shënuar asnjë rast pozitiv me koronavirus.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!