×
  • Lajme
  • Botë

    8 të vrarë në një universitet rus nga të shtëna me armë, studentët mundohen të shpëtojnë duke kërcyer nga dritaret

    Reporteri
    20 Shtator 2021 | 13:10

    Një student i armatosur me një pushkë gjuetie hapi zjarr në një universitet në qytetin rus të Perm të hënën, duke vrarë të paktën tetë persona dhe duke plagosur shumë të tjerë, thanë forcat e rendit, raporton Reuters.


    Studentët në panik u hodhën nga dritaret e katit të parë për të ikur nga Universiteti Shtetëror i Permit rreth 1,300 km në lindje të Moskës, duke u në tokë para se të vraponin drejt forcave të sigurisë, treguan pamjet e mediave.

    Studentët ndërtuan barrikada nga karriget për të ndaluar sulmuesin të hynte në klasat e tyre, thanë ata, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Personi i armatosur u plagos pasi i rezistoi arrestimit dhe po trajtohet në spital, tha agjencia e zbatimit të ligjit të Komitetit Hetues në një deklaratë për media.

    Zëdhënësja e universitetit Natalia Pechishcheva kishte thënë më herët se sulmuesi ishte “likuiduar”, por më vonë tha se ai ishte në paraburgim. Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan trupin e tij në tokë jashtë objektit të universitetit.

    “Kishte rreth 60 persona në klasë. Ne e mbyllëm derën dhe e bllokuam me karrige,” tha studenti Semyon Karyakin për Reuters.

    Personi i armatosur u identifikua si një student në universitet i cili e mori pushkën e gjuetisë me leje në muajin maj të këtij viti, tha Komiteti Hetues.

    Mediat lokale e identifikuan personin e armatosur si një student 18-vjeçar i cili më herët kishte postuar një fotografi në mediat sociale duke pozuar me pushkë, përkrenare dhe municion. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!