×
  • Lajme
  • Botë

    83% e evropianëve do të votonin për Biden: Grenell thotë se ata po duan ta kthejnë të dobëtin

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 14:25

    Një sondazh me qytetarë të vendeve evropiane i bërë nga “Europe Elects”, ka dhënë rezultate të mbështetjes ekstreme për kandidatin demokrat në zgjedhjet në SHBA. Sipas rezultatit, evropianët mbështesin Joe Biden për president të SHBA’së, dhe atë në masën 83%, ndërsa vetëm 17% do të dëshironin që sërish ta shihnin Trumpin në Shtëpinë e Bardhë. Ky rezultat ka nxitur reagimin e ish’ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell.


    Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter të dhënat e këtij sondazhi, duke thënë se evropianët po duan që ta kthejnë krye të Amerikës njeriun e dobët.

    “Evropianët duan ta kthejnë të dobëtin”, ka shkruar Grenell.

    Grenell është përfshirë intensivisht në fushatën elektorale për zgjedhjet e sivjetme presidenciale në SHBA. Ai kërkon që amerikanët t’ia dhurojnë Donald Trump edhe një mandat të dytë në krye të shtetit më të fuqishëm në botë.

    Zgjedhjet në SHBA do të mbahen me 3 nëntor të këtij viti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!