×
  • Lajme
  • Botë

    85 raste të reja me coronavirus, 4 persona të vdekur

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 18:09

    Sërish bie numri i rasteve të reja me Covid-19 në bazë ditore në Maqedoni. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 85 raste të reja nga 1188 teste të bëra.


    Më shumë raste ka në Shkup-32, në Kumanovë ka 9 raste të reja, Shtip-9, Dibër-3, Kërçovë-7, Gostivar-7, Manastir-4, Kavadar-6, si dhe nga një rast të ri ka në Tetovë, Prilep, Strumic, Demir Hisar dhe Vinicë.

    Jetën e kanë humbur katër persona, një 72 vjeçar dhe një 84 vjeçar nga Shkupi, një 62 vjeçar nga Gostivari dhe një 66 vjeçar nga Shtipi. Të gjithë pacientët kanë vdekur në kushte spitalore.

    Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 45 pacientë të shëruar.

    Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 janë diagnostikuar 11.839 persona. 7.664 pacientë janë shëruar kurse 527 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin vendi numëron 3648 raste aktive me Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!