×
  • Lajme
  • Botë

    Stuhia masive shkakton përmbytje të mëdha në Madrid

    Reporteri
    27 Gusht 2019 | 18:12

    Trafiku rrugor dhe i metrosë janë çrregulluar në Madrid për shkak të përmbytjeve që kanë kthyer rrugët e kryeqytetit në lumenj për shkak të reshjeve të mëdha, thanë autoritetet lokale.


    Stuhitë vonuan fluturimet dhe përmbytën tunele dhe parkingje.

    Përdoruesit e mediave sociale kanë postuar foto që tregojnë se si ujë merr makinat dhe kontejnerët e mbeturinave, dhe në disa vende mund të shihen grumbuj breshëri, të cilat në disa vende ishin më të mëdha se një top pingpongu.

    Shërbimet e Urgjencës thanë se askush nuk u lëndua nga stuhia dhe se janë ndërmarrë ndërhyrje relativisht të vogla, siç është heqja e degëve nga rrugët ose në rastet e garazheve të përmbytura, bodrumeve dhe ambienteve tregtare.

    Shërbimi Meteorologjik i Spanjës tha se 9,000 vetëtima u regjistruan gjatë stuhisë gjashtorëshe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!