×
  • Lajme
  • Botë

    9-vjeçari kenian fiton çmim presidencial pasi ndërtoi makinën prej druri për larjen e duarve

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 12:58

    Një djalë 9-vjeçar nga Kenia, i cili dizajnoi një makinë prej druri për larjen e duarve për të kufizuar përhapjen e Covid-19, u shpërblye me një çmim presidencial.


    Stephen Wamukota, nga Bungoma County në Kenian perëndimore, është më i riu në moshë nga 68 personat në këtë shtet që janë shpërblyer me një çmim të tillë nga Presidenti Uhuru Kenyatta.

    Wamukota ndërtoi një makinë gjysmë automatike për të ndihmuar në frenimin e Covid-19 në Kenia, e cila ka raportuar më shumë se 2,000 raste të konfirmuara të infeksioneve, shkruan CNN, transmeton Reporteri.

    Babai i 9-vjeçarit tha për CNN se djali i tij erdhi me idenë për të ndërtuar makinën pasi mësoi se si mund të mbrohej nga Covid-19 në një kanal televiziv lokal.

    “Herën e parë që presidenti njoftoi për  rastin e parë me Covid-19 në vendin tonë, u tha se të gjithë duhet të lajnë duart rregullisht për të parandaluar virusin. Djali im më tha atë kohë që ai kishte dalë me një ide për të ndihmuar në larjen më lehtë larjen e duarve , “tha ai.

    Zbulimi i djaloshit përdoret me anë të pedalës që preket me këmbë, dhe që mundëson rrjedhjen e ujit dhe sapunit pa nevojën për të prekur asgjë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!