×
  • Lajme
  • Botë

    Abazoviq: Me mua Ministër të Mbrojtjes, Sinjajevina nuk do të jetë poligon ushtarak – ka terrene të tjera

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 16:00

    Dritan Abazoviq, ka thënë se në qoftë se ai vjen në pozitën e Ministrit të Mbrojtjes në Mal të Zi do ta tërheqë menjëherë vendimin që Sinjajevina të jetë terren ushtarak, derisa shtoi se ka fusha të tjera për stërvitje, duke përmendur hapësirat përreth Nikshiqit dhe Bjelopavlliqit.


    “Si Ministër i Mbrojtjes, unë menjëherë do të tërhiqja vendimin që Sinjajevina të jetë  terren ushtarak, dhe kjo do të bëhet nga kushdo që vjen në këtë Ministri. Ne duhet të vlerësojmë në favor të analizës së përfitimit se çfarë është në të mirën tonë: një terren ushtarak ose një fushë tjetër më e madhe që është e paprekur”, shkroi Abazoviq në Twitter.

    Ai është i mendimit se llogaritja është shumë e thjeshtë.

    “Ne kemi disa propozime ku mund të mbahen ushtrime. Një fushë është afër Nikshiqit, tjetra afër Bjelopavliqit. Gjithashtu, ekziston mundësia që ushtria të stërvitet diku në rajon. Jam i bindur që ka zgjidhje”, përfundoi ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!