×
  • Lajme
  • Botë

    Abuzim seksual me fëmijët, Kardinali Pell dënohet me 6 vite burg

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 9:49

    Kardinali George Pell dënohet me gjashtë vjet burg pasi u shpall fajtor për abuzimin seksual të dy djemve në Australi.

    Ish-arkëtari i Vatikanit është figura më e vjetër katolike që është ndonjëherë shpallur fajtor për vepra seksuale ndaj fëmijëve.

    Pell abuzoi djemtë 13-vjeçarë të korit në një katedrale në Melburn në vitin 1996, konkludoi një juri vitin e kaluar.

    Kardinali, 77vjeçar, pretendon se është i pafajshëm dhe ka apeluar vendimin.
    Në dënimin e Pell të mërkurën, një gjykatës tha se kleriku kishte kryer “një sulm të dhunshëm seksual ndaj dy viktimave”.

    “Sjellja jote u përhap nga arroganca jote”, tha gjyqtari Peter Kidd.

    Në dhjetor, një juri në mënyrë unanime e dënoi Pellin me një akuzë për akt seksual ndaj një fëmije nën 16 vjeç dhe katër akuza për kryerjen e një akti të pahijshëm ndaj një fëmije nën 16 vjeç.

    Dënimi i tij e ka tronditur Kishën Katolike, ku ai kishte qenë një nga këshilltarët më të afërt të Papës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!