×
  • Lajme
  • Botë

    Administrata Biden thotë se në Shtëpinë e Bardhë nuk gjeti asnjë plan rreth shpërndarjes së vaksinës

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 19:35

    Ron Klain, shefi i stafit të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se administrata Trump nuk kishte asnjë plan për shpërndarjen e vaksinës kundër COVID-19.


    “Procesi për të shpërndarë vaksinën, veçanërisht jashtë shtëpive të pleqve dhe spitaleve, nuk ekzistonte me të vërtetë kur hymë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Klain në një intervistë për NBC News.

    Javën e kaluar, burime kanë thënë për CNN se ekipi i Biden duhej të “fillonte gjithçka nga e para” kur bëhej fjalë për planin e shpërndarjes së vaksinës, transmeton Klan Kosova.

    Infektologu më i njohur në SHBA, Dr. Anthony Fauci, në një konferencë për media nga Shtëpia e Bardhë ka thënë se kishte ide për planin e shpërndarjes së vaksinës.

    “Unë dua të them që ne po vijmë me ide të reja, por kemi edhe disa ide të administratës së mëparshme. Ju nuk mund të thoni se nuk ishte absolutisht plan të shpërndarjes”, tha Fauci.

    Biden ka kritikuar përhapjen e vaksinave në SHBA. Ai ka premtuar 100 milionë vaksina në 100 ditët e tij të para, shkruan BBC.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!