×
  • Lajme
  • Botë

    Adoleshentja bie nga 14 metra lartësi derisa po bënte foto, kjo është gjendja e saj shëndetësore

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 19:31

    Momente paniku në Greqi.


    Një vajzë 16-vjeçe ra nga një shkëmb rreth 14 metra lartësi të dielën pasdite.

    Adoleshentja u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën.

    Vajza ka lëndime në krah, këmbë, qafë dhe pjesë të tjera të trupit.

    Mediat greke kanë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes.

    Në momentin që ra 16-vjeçarja ishte me disa moshatarë të saj duke bërë fotografi, teksa poshtë ishte një fushë basketbolli. Ende nuk dihet nëse vajzën e shtynë apo ra aksidentalisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!