×
  • Lajme
  • Botë

    Afera e përgjimeve ‘Pegasus’/ Bastisën zyrat e NSO-së, kompanisë që krijoi aplikacionin me të cilin u përgjua edhe Macron

    Reporteri
    29 Korrik 2021 | 16:15
    Emmanuel Macron - Projekti Pegasus - Reporteri - Izraeli

    Autoritetet e shtetit të Izraelit kanë bastisur ditën e sotme zyrat e kompanisë së përgjimeve NSO, e cila ishte kompania që prodhoi skandalin “Pegasus” duke u shitur regjimeve autoritare në botë, një software përgjimi që u përdor për të përgjuar mbi 50 mijë aktivistë, gazetarë, politikanë, liderë religjiozë dhe figura të tjera publike në botë.


    Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes në Izrael kanë thënë se kontrolli do të jetë i imtësishëm, veçanërisht në kushtet kur është konfirmuar se pre e përgjimeve ka qenë edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron në komunikimet e tij private që prej vitit 2017 kur mori detyrën.

    Ky i fundit i ka bërë një telefonatë kryeministrit të ri të Izraelit, Naftali Bennett ku i ka nënvizuar rëndësinë e investigimit të plotë të skandalit dhe zbulimit të përmasave të vërtetë të tij.

    Fillimisht inspektimi u raportua në mediat izraelite si një “mësymje”, por më pas autoritetet kanë shpjeguar se kontrolli është bërë me lejën e vetë kompanisë dhe pa tensione apo nevojë për të përdorur presionin shtetëror.

    A u përgjuan kosovarët me “Pegasus”? Flasin zyrtarët qeveritarë e njohësit e teknologjisë në Kosovë

    “Kompania po bashkëpunon me transparencë të plotë me autoritetet në Izrael”- shkruhej në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes Izraelite.

    Kujtojmë se skandali “Pegasus” doli në dritë pas një investigimi të britanikes “The Guardian” dhe 17 mediave të tjera në perëndim, që evidentoi sesi kryeministri i Hungarisë Viktor Orban së bashku me shumë liderë të tjerë autoritarë arritën të blenë me thjeshtësi pajisje të frikshme përgjimi të cilat më pas u përdorën për të shantazhuar dhe për të ndjekur penalisht aktivistët e opozitës.

    VËMENDJE: Pjesë nga afera e spiunazhit ‘Pegasus’, të përkthyera në shqip nga Gazeta Online ‘Reporteri.net’, mund t’i gjeni KËTU…

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!