×
  • Lajme
  • Botë

    Afera e spiunazhit “Pegasus”, Snowden bën thirrje të ndalohet shitja e softwerëve të përgjimit

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 17:18
    Snowden - Projekti Pegasus - Reporteri

    Edward Snowden, ish-kontraktor teknik për Agjencinë e Sigurimit Kombëtar dhe CIA, ka ftuar për ndalimin e tregtisë kibernetike pas zbulimit të aferës “Pegasus”, projekti që sipas gazetarëve hulumtues është shfrytëzuar për spiunazh kundrejt gazetarëve, politikanëve opozitarë, aktivistëve, biznesmenëve dhe personave të tjerë.


    Sinjualizuesi amerikan, që tash jeton në Rusi, ka thënë se asnjë telefon nuk është i sigurt nga hakerët e sponosorizuar nga shteti, shkruan “The Guardian”, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net”.

    “Qeveritë duhet të vendosin një moratorium global në tregtinë ndërkombëtare kibernetike ose do të përballen me një botë ku asnjë telefon nuk është i sigurt nga hakerët e sponsorizuar nga shtetit”, ka paralajmëruar Snowden në vazhdën e zbulimeve për klientët e kompanisë “NSO Group”.

    Snowden, i cili në vitin 2013 sinjalizoi mbi programet e mbikëqyrjes sekrete në masë të Agjencisë së Sigurimit Kombëtarë të SHBA-së, i përshkroi zhvilluesit e programeve dashakeqëse – softwerët me qëllime të këqija (malware) – si “një industri që nuk duhet të ekzistojë”.

    Këto komente ai i bëri në një intervistë për gazetën “The Guardian” pas zbulimeve të para nga projekti “Pegasus”, një investigim gazetaresk nga një konsorcium i organizatave mediatike rreth kompanisë “NSO Group” dhe klientët e saj.

    Gjatë intervistave, Snowden tha se zbulimet e konsurciumit të mediave ilustrojnë se si softwerët dashakeqës të natyrës komerciale, u kanë bërë të mundur regjimeve shtypëse të vendosin nën përgjim invaziv më shumë njerëz.

    Sa i përket operacioneve tradicionale të policisë për të montuar një mjet përgjimi në telefonin e të dyshuarit, zyrtarët e zbatimit të ligjit do të duhej të “hynin në shtëpinë e dikujt ose të shkojnë në veturën e tij, ose në zyrë dhe do të dëshironim të mendonim se ata me gjasë do të merrnin një leje”, tha ai nër intervistën për “The Guardian”.

    Por spinuazhi kibernetik komercial e ka bërë më efikase mbikëqyrje e targetuar të shumë më shumë njerëzve.

    “Nëse ata mund të bëjnë të njëjtën gjë nga një distancë, me pak kosto dhe me aspak rrezik, ata fillojnë ta bëjnë këtë në çdo kohë, kundër të gjithëve që është me pak interes”, tha sinjalizuesi Snowden.

    “Nëse nuk bëni asgjë për të ndaluar shitjen e kësaj teknologjie, nuk do të jenë vetëm 50 mijë persona të targetuar për mbikëqyrje. 50 milionë persona do të jenë të targetuar dhe do të ndodh shumë më shpejt se nga që mendon secili nga ne”, paralajmëroi ish-kontraktori amerikan.

    Një pjesë e problemit vjen nga fakti se telefonat mobilë të njerëzve të ndryshëm qenë në mënyrë funksionale identike me njëri-tjetrin, theksoi Snowden.

    “Kur flasim për diçka si iPhone, ata shfrytëzojnë të njëjtin softëare në gjithë botën. Kështu që nëse ata gjejnë një mënyrë për të hakuar një iPhone, ata kanë gjetur një mënyrë për të hakuar të gjithë iPhonët”.

    Ai i ka krahasoi kompanitë që komercializojnë dobësitë në telefonat mobilë të përdorur në masë me një industri të “infektsionistëve” që qëllimisht tentojnë të zhvillojnë lloje të reja të sëmundjeve, shkruan në shqip Reporteri.net.

    “Është si një industri ku e vetmja që që krijuan është variante të reja të personalizuara të COVID për të shmangur vaksinat”, tha ai. “Produkti i vetëm i tyre është vektorët e infeksionit. Nuk janë produkte të sigurisë. Ata nuk ofrojnë asnjë lloj mbrojtje, asnjë lloj sigurie. Ata nuk bëjnë vaksina – e vetmja gjë që shesin është virusi.”

    Snowden tha se softwerët dashakeqës komercial si Pegasus janë aq të fuqishëm sa që njerëzit e zakonshëm nuk mund të bëjnë asgjë për ta ndaluar atë. I pyetur se si njerëzit mund të mbrojnë veten e tyre, ai tha se “çfarë mund të bëjnë njerëzit për të mbrojtur veten nga armët nukleare?”

    “Janë disa industri, disa sektorë ndaj të cilëve nuk ka asnjë mundësi mbrojtje dhe prandaj ne duhet të tentojmë të kufizojmë shpërndarjen e këtyre teknologjive. Ne nuk lejojmë një treg komercial për armët nukleare”, deklaroi Snowden.

    Ai tha se e vetmja zgjidhje e zbatueshme kundrejt softwerëve dashakeqës komercial është një moratorium ndërkombëtarë mbi shitjen e tyre.

    “Çka projekti Pegasus zbulon është se kompania NSO Group është vërtetë përfaqësuese e një tregu të ri të softwerëve dashakeqës, i cili treg është një biznes fitimprurës”, tha ai. “E vetmja arsye që NSO është duke e bërë këtë nuk është shpëtimi i botës, por fitimi i parave”, përfundoi Snowden.

    Kompania “NSO Group” në një seri të deklaratave i ka mohuar “pretendimet e rreme” rreth kompanisë dhe klientët e tij dhe tha se nuk ka ndonjë mundësi mbikëqyrje të përdorimit të spiunazhit kibernetik të Pegasusit.

    VËMENDJE: Pjesë nga afera e spiunazhit ‘Pegasus’, të përkthyera në shqip nga Gazeta Online ‘Reporteri.net’, mund t’i gjeni KËTU…

    /Përktheu dhe përshtati në shqip: Mirlind Behluli – Reporteri.net/. 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!