×
  • Lajme
  • Botë

    Afganistan: Vriten tri punonjëse shëndetësie gjatë fushatës së vaksinimit

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 9:05

    Zyrtarët afganë thanë se persona të armatosur vranë tri punëtore shëndetësore, të angazhuara në fushatën e vaksinimit kundër poliomielitit, në qytetin lindor të Xhalalabadit.


    Ghulam Dastagir Nazari, shef i programit të imunizimit në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se tri gratë vdiqën në dy sulme të ndara në kryeqytetin e provincës Nangarhar. Treshja përfshiu dy vullnetare dhe një mbikëqyrëse të programit të imunizimit ndaj poliomielitit, tha Nazari. Përgjegjësinë për sulmet nuk e mori ende asnjë grup.

    Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se grupi i tij nuk ka asnjë rol në sulme. Ato ndodhën një ditë pasi Afganistani filloi një fushatë të re për vaksinimin e miliona fëmijëve kundër poliomielitit – një patogjeni shumë infektiv, që bartet nga uji.

    Afganistani dhe Pakistani fqinj janë të vetmet vende në botë ku poliomieliti është ende i përhapur. Pasiguria dhe sulmet e militantëve ndaj punëtorëve shëndetësorë i kanë ngadalësuar përpjekjet për vaksinim.

    Militantët besojnë se vaksinimi ka për qëllim t’i bëjë fëmijët myslimanë sterilë./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!