×
  • Lajme
  • Botë

    Aksident i rëndë në SHBA: Kamioni godet xhipin me 25 persona, vdesin 13

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 10:41

    Së paku 13 persona, përfshirë 10 meksikanë, vdiqën të martën në një aksident të rëndë trafiku, ku një kamion i madh goditi një xhip të stërmbushur me 25 të rritur e fëmijë në Kaliforni të ShBA-së, afër kufirit me Meksikën.

    Një zëdhënëse e autoriteteve për dogana dhe imigracion tha se autoritetet i kanë filluar hetimet për të zbuluar nëse në këtë rast ka pasur trafikim të njerëzve, shkruan Reuters, transmeton Express.

    Nga pamjet e publikuara shihet se kamioni e ka goditur veturën anash dhe pjesa nga vozitësi është shtypur tërësisht.

    Roberto Velasco, drejtor për Amerikën Veriore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Meksikës, tha se është konfirmuar vdekja e dhjetë meksikanëve. Sipas tij, meksikanë ka edhe në mesin e të lënduarve.

    Ende nuk dihet se me çfarë shpejtësie kanë qenë duke lëvizur kamioni dhe vetura SUV ose nëse vozitësi i veturës nuk e ka respektuar shenjën për ndalim të detyrueshëm para lidhjes në një rrugë tjetër.

    Viktimat, në mesin e të cilave është edhe vozitësi i veturës, janë të moshës nga 15 deri në 53-vjeçare. Policia tha se vozitësi i veturës ishte 22 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!