×
  • Lajme
  • Botë

    Aksident i rëndë zingjiror, bllokohet autostrada në Gjermani

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 18:47

    Një aksident i rëndë komunikacioni në të cilin kanë marrë pjesë mbi 50 automjete e bllokoi lëvizjen në autostradën A71 në Bavari, Gjermani, publikuan mediat lokale.


    Në aksident janë lënduar mbi 25 persona, ndërsa gjendja e katër personave është kritike. Shumica e shoferëve dhe udhëtarëve kanë qenë të bllokuar në automjete derisa nuk kanë arritur shërbimet për shpëtim.

    Në operacionin për shpëtim janë evakuuar dhe përfshirë edhe dy helikopterë të policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!