×
  • Lajme
  • Botë

    Aksident në rrugën Shkup-Veles, lëndohet rëndë një person

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 11:02

    Një person është lënduar rëndë, pas një aksidenti që ka pësuar në rrugën Shkup-Veles.


    Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se aksidenti është denoncuar rreth orës 03:30, ndërsa i njëjti ka ndodhur në rrugën rajonale Shkup-Veles, në afërsi të fshatit Trubarevë.

    Sipas informatave të policisë, 24-vjeçari H.K nga Shkupi, duke e drejtuar makinën e tij “Alfa” ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga.

    Në këtë aksident lëndime më të lehta ka marrë edhe bashkëudhëtari në makinë.

    Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë ekspertizë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!