Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ka konfirmuar se do të dërgojë të hënën, më 25 janar në Senat artikullin e fajësimit kundër Donald Trump.
“Ne respektojmë fuqinë kushtetuese të Senatit mbi gjyqin dhe jemi gjithmonë të vëmendshëm ndaj drejtësisë së procesit”, tha në një deklaratë Nancy Pelosi.
Dhoma e Përfaqësuesve javën e kaluar e akuzoi Trumpin për nxitje të një trazire vdekjeprurëse në Kongresin e SHBA-së, duke hapur rrugën për një gjyq në Senat. Nëse dënohet, Trump mund t’i ndalohet kandidimi sërish për postin e presidentit.