×
  • Lajme
  • Botë

    Alarmohet Franca, raporton 16 mijë raste të reja me coronavirus

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 13:43

    Franca raportoi të enjten 16 mijë raste të reja me koronavirus, shifër kjo rekorde qëkur vendi u përball me pandeminë.


    Sipas medieve të huaja, numri i përgjithshëm i të prekurve në vend u rrit në 536 mijë, ndërsa deri më tani kanë ndërruar jetë 31 mijë persona.

    Kabineti i presidentit francez, Emmanuel Macron, njoftoi të mërkurën një seri masash të reja për ta ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, përfshirë mbylljen e të gjitha bareve dhe restoranteve në Marsejë.

    Ndërkohë, zyrtarët evropianë të shëndetësisë u kërkuan të enjten në Bruksel vendeve anëtare të ndërmarrin hapa për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit në vendet e tyre për të parandaluar rikthimin e masave të izolimit, të cilat ata i konsideruan shkatërruese për ekonominë.

    Ata thanë se me afrimin e motit të ftohtë është e nevojshme të shmanget një epidemi gripi në të njëjtën kohë me koronavirusin.

    Paralajmërimet vijnë ndërsa pjesa më e madhe e Evropës po sheh një rritje të rasteve me COVID-19 dhe një raund të ri masash kufizuese që synojnë ndalimin ose të paktën ngadalësimin e përhapjes së infeksionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!