×
  • Lajme
  • Botë

    Amerika arreston 11 persona për trafikim droge dhe posedim ilegal të armëve në operacionin “Kosova”

    Reporteri
    20 Korrik 2019 | 21:44

    Agjentët special të Agjencisë për Imigrim dhe Dogana dhe ata të Hetimeve për Sigurinë e Atdheut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë punuar së bashku me oficerët policorë të Puerto Rico arrestuan 11 persona për trafikim droge dhe posedim ilegal të armëve. E si për çudi, ky aksion u quajt Operacioni “Kosova”.


    Sipas njoftimit të Agjencisë për Imigrim dhe Dogana, Operacioni “Kosova” ka ardhur si pjesë e hetimeve që janë bërë nga muaji maj deri në muajin nëntor të vitit 2018. Kriminelët e arrestuar shpërndanin kokainë, heroinë dhe marijuanë në lagjen Villa Evangelina në komunën e Manatit. Tani 14 të dyshuarit tani përballen me akuzën për posedim të armëve pa leje dhe trafikim droge, transmeton Gazeta Express.

    Personat e arrestuar janë:

    Luis Ortega-Lugo, i njohur si Chembo

    Jeyro Ayala-Crespo, i njohur si Jero

    José Tobar-Oterao, i njohur si El Visco

    Josué Arroyo-Ayala, i njohur si Deiby

    Jessie Rodríguez-Lugo, i njohur si Chicky

    Xavier Rivera-Santiago, i njohur si Payco

    José Antonio Flores-Torres, i njohur si Chory

    Adalberto Quiles-Negrón, i njohur si El Berto

    Juan Laureano-Miranda, i njohur si Juanchy

    Jan Paul Quiñones-Mujica, i njohur si Menor

    Jeremy Torres-Rosario

    Ndërsa tre të tjerë mbeten ende në arrati. Ata që u arrestuan në Operacionin “Kosova” tani do shfaqen para gjykatës me datën 23 dhe 24 korrik, në ora 13:00 dhe 15:00.

    Asistent prokurori, David Henek ka kërkuar që të akuzuarit të dënohen me minimum 5 vite burg deri në burgim të përjetshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!