×
  • Lajme
  • Botë

    Anija gjermane rrëmbehet nga piratët

    Reporteri
    17 Gusht 2019 | 19:36

    Tre rusë janë në mesin e pesë anëtarëve të ekuipazhit të një anijeje mallrash, e cila u rrëmbye nga piratët në brigjet e Kamerunit, tha Ministria e Jashtme ruse.


    Më 16 gusht, kompania gjermane e anijeve MC-Schiffahrt, tha se piratët kanë sulmuar një anije të tyre, teksa po ankorohej në Douala të Kamerunit.

    Kompania gjermane njoftoi se ka krijuar një ekip për emergjenca dhe po punon “me të gjitha autoritetet e rëndësishme” me qëllim që të lirojë anëtarët e ekuipazhit.

    Ndërkaq, Ministria e Jashtme ruse tha se po punojnë me autoritetet në Kamerun dhe me pronarët e anijes “për të lehtësuar lirimin e shtetasve rusë”.

    Nacionaliteti i dy anëtarëve të tjerë të ekuipazhit të anijes së rrëmbyer nuk është bërë publik.

    Rrëmbimet e anijeve nga piratët që kërkojnë dëmshpërblime monetare janë të zakonshme në brigjet e Afrikës Perëndimore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!