×
  • Lajme
  • Botë

    Argjentina kalon shifrën prej një milion rasteve me Covid-19

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 12:47

    Argjentina ka kaluar shifrën prej një milion rasteve me koronavirus, teksa në kryeqytet, Buenos Aires është regjistruar numri më i madh i infektimeve të reja.


    Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Argjentinës, gjatë 24-orëve të kaluara, janë regjistruar 12,982 raste të reja, duke e çuar në 1,002,649 numrin e përgjithshëm të rasteve.

    Numri i viktimave është mbi 26,000 ndërkaq, mbi 800,000 argjentinas janë shëruar nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

    Argjentina – që në mars regjistroi rastet e para me koronavirus – është shteti i pestë në botë me numrin më të madh të rasteve me COVID-19, pas Shteteve të Bashkuara, Indisë, Brazilit dhe Rusisë.

    Shumica e rasteve të reja në Argjentinë janë regjistruar në Buenos Aires dhe në periferi të këtij qyteti, transmeton rel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!