×
  • Lajme
  • Botë

    Argjentina nis hetimet për ndaljen totale të energjisë elektrike

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 20:25

    Argjentina ka filluar hetimet për shkaktarin e ndaljes së energjisë elektrike që preku gati 50 milionë banorë.


    Presidenti Mauricio Macri, terrin total e quajti rast të paprecedent dhe bëri thirrje për hetime kriminale për ndaljen e rrymës elektrike.

    Gati e tërë Argjentina, Uruguai e Paraguai të dielën e filloi në terr. E mungesa e energjisë elektrike shkaktoi tollovi të madhe në komunikacion dhe në linjën e trenave, transmeton KTV. Nga terri pësuan edhe spitalet që u detyruan t’i ndiznin gjeneratorët për të rikthyer funksionimin e rregullt.

    Zyrtarët e Korporatës Energjetike të Argjentinës, kanë fajësuar sistemin e lidhjes ndërkombëtare, por shkaktari i saj mbetet i panjohur. Ndërsa, ministri i energjisë, deklaroi se një sulm kibernetik me shumë gjasë ka shkaktuar terrin total, derisa pohimet e tij pritet të vërtetohen pas 15 ditësh me rezultatet e hetimeve.

    Një terr të tillë kishte përjetuar edhe Brazili në vitin 2009 kur 60 milionë banorë mbetën pa energji elektrike për disa ditë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!