×
  • Lajme
  • Botë

    “Arkani” i Sllovenisë që po ngjallë frikë në rajon

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 9:53

    Në Slloveni, grupe të vetorganizuara kanë filluar gjuetinë e migrantëve.  Një grup prej rreth 50 burrash, që udhëhiqen nga Andrei Sisko, po terrorizojnë vendin, shkruajnë mediat sllovene, transmeton Reporteri.net.


    Ai është një ultra – djathtist i njohur, i cili dikur bëri fushatë kundër pranimit të Kroacisë në NATO. Andrej Shishko tashmë është i njohur në Slloveni dhe jo vetëm si ish-kandidat për president të Sllovenisë, por këto ditë ai është gjendur edhe një herë në qendër të vëmendjes në të gjithë rajonin. Ai drejton organizimin paramilitar të burrave në maska ​​dhe uniforma, për  çka ai tha se po ‘mbron’ Slloveninë nga migrantët. Ai është  një person shumë kontraverz, jeta e të cilit është ndërthurur me politikën, ushtrinë, futbollin, por edhe krimin, për këtë arsye shumë e krahasojnë me kriminelin e ndjerë serb Zeljko Raznatovic Arkan, transmeton Reporteri.net.

    Ai për herë të parë u gjend në burg ndërsa shërbeu në JNA për një mosmarrëveshje me komandantin. Gjatë luftës së viteve 1990 ai ishte një nga organizatorët e Gardës Sllovene, i cili bashkëpunoi me shërbimin e inteligjencës së Mbrojtjes së Territorit Slloven. Në vitin 1992, Andrej Shishko u arrestua me dyshimin për tentativë vrasjeje, kur u akuzua se la një pajisje eksplozive nën makinën e biznesmenit Milan Clement, dhe besohet se është ndihmuar nga udhëheqësi i Gardës Kombëtare Sllovene, Zmago Jelinçiq. Katërmbëdhjetë vjet më vonë, Shishko u dënua me një vit dhe 10 muaj burg për tentativë vrasjeje.]

    Ai aktualisht është në krye të partisë së ekstremit të djathtë Lëvizja për një Slloveni të Bashkuar, e cila nuk është parti parlamentare, dhe ka ngritur Gardën e Styrias, për të cilën thotë se nuk është një organizatë paramilitare, por një ‘grup njerëzish që mbrojnë vendin e tyre nga migrantët’. Shishko pretendon se Kushtetuta Sllovene lejon krijimin e krahinave dhe të drejtën e vetë-organizimit.

    Qytetarët e Sllovenisë, konfirmojnë ekzistencën e këtyre grupeve të vetë-organizuara dhe kërkojnë ndërhyrjen e policisë.

    “Kjo nuk është në rregull, mbrojtja e kufirit duhet të jetë nën patronazhin e policisë, sepse në këtë mënyrë, kur njerëzit organizohen vetë, situata lehtë mund të përshkallëzohet”, thotë një nga banorët e Lublanës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!