×
  • Lajme
  • Botë

    Arrestohet gruaja e opozitarit rus Alexey Navalny dhe poston foto nga makina e policisë

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 19:43

    Pas arrestimit të kryeopozitarit rus Alexey Navalny, në Moskë kanë shpërthyer protestat e dhunshme dhe policia ka arrestuar me dhjetëra qytetarë, mes tyre edhe Yulia-n, gruan e Navalny.


    Ajo ka postuar vetë një foto në gjysmë errësirë ku shkruan: Na falni për errësirën po s`ka dritë këtu në kamionçinë.

    Alexey Navalny u helmua gjatë një fluturimi, qëndroi disa kohë në koma, u nis për kurim në Gjermani dhe pasi u përmend akuzoi kundërshtarët politikë për këtë ngjarje.

    Pas deklaratës së tij u ndalua nga Policia sapo mbërriti në Moskë. Ende nuk ka një sqarim zyrtar për arsyen e arrestimit të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!