×
  • Lajme
  • Botë

    Arrestohet një person në Kanadë pasi gënjeu se i ishte bashkuar ISIS-it

    Reporteri
    26 Shtator 2020 | 12:53

    Policia në Kanadë ka arrestuar një person pasi kishte gënjyer për pjesëmarrje në Shtetin Islamik.


    Policia deklaroi akuzat kundër Shehroze Chaudhry, i cili operonte nën emrin “Abu Huzayfah al-Kanadi”, të premten, transmeton KOHA. Ai akuzohet mbi bazën e ligjit për terrorizëm dhe mashtrim, prej të cilit mund të dënohet deri në pesë vjet.

    Në vitin 2016, Chaudhry kishte deklaruar se kishte udhëtuar në Siri për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, duke pretenduar se ishte anëtar i grupit terrorist. Në rrjete sociale ai kishte thënë se kreu të paktën dy ekzekutime në emër të grupit, raporton The Guardian.

    Ai mori vëmendje më të madhe kur u bë subjekt i audio-dokumentimeve “Caliphate” nga New York Times. Në intervista, ai ka përshkruar në detaje vrasjet e tmerrshme të civilëve të pafajshëm.

    Por, përgjatë viteve janë ngritur dyshime për dëshminë e tij. Media të ndryshme kanë raportuar mospërputhje nga ritregimi i ngjarjes nga Chaudhry.

    “Mashtruesit mund të sjellin frikë në komunitetet tona dhe të krijojnë iluzion se ka kërcënim potencial për kanadezët, derisa ne jemi të determinuar për të kundërten”, ka thënë nga policia, Chrisopher deGala.

    Ligji për mashtrim lidhur me terrorizmin në vend përdoret shumë rrallë dhe ekspertët thonë se organet do ta kenë të vështirë të provojnë se Chaudhry ka shkaktuar frikë tek të tjerët, se tentoi të përhapte frikë dhe se informacioni ishte i rremë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!