×
  • Lajme
  • Botë

    Arrestohet themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 11:47

    Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange është arrestuar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ka njoftuar policia britanike, transmeton Reporteri.net.


    Ai është është duke u mbajtur në paraburgim në një stacion qendror, ku  do të mbetet, përpara se të paraqitet para Gjykatës  së Westminsterit sa më shpejt që të jetë e mundur.

    Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno lidhur me arrestimin e Assange shkroi në Twitter: “Në një vend sovran, Ekuadori tërhoqi statusin e azilit nga Julian Assange pas shkeljeve të tij të përsëritura ndaj konventave ndërkombëtare dhe protokolleve të jetës së përditshme”.

    Assange, 47 vjeç, kishte qenë  duke u strehuar brenda ambasadës për shtatë vjet.

    Ndërkohë Sekretari i brendshëm Sajid Javid ka shkruar në Twitter: “Gati 7 vjet pas hyrjes në ambasadën e Ekuadorit, mund të konfirmoj se Julian Assange tani është në paraburgim dhe me të drejtë përballet me drejtësinë në Britani të Madhe. “Unë do të doja të falënderoja Ekuadorin për bashkëpunimin e tij dhe @metpoliceuk për profesionalizmin e tij. Askush nuk është mbi ligjin”. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!