×
  • Lajme
  • Botë

    Artistët gjermanë protestojnë për më shumë përkrahje nga qeveria

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 18:01

    Në Berlin, artistët po protestojnë për të kërkuar më shumë përkrahje financiare nga shteti për t’i mbijetuar krizës së shkaktuar nga koronavirusi.


    Artistët performuan në rrugët e Berlinit si pjesë e protestave në të cilat u bë thirrje për më shumë përkrahje nga autoritetet, shkruan The Guardian, transmeton Express.

    Katharina Micada, një nga organizatoret e protestave, për një gazetë lokale tha: “Njerëzit e tjerë po marrin ndihma për t’ia dalë mbanë në këtë krizë, por ne po lihemi anash.”

    Shumë gjermanë janë të zemëruar, sepse pjesë të mëdha të programit të ndihmave prej një miliard dollarësh ende nuk janë shpërndarë, ndërsa rregullat për përfitim ua kanë vështirësuar artistëve mundësinë për përfitim nga ky fond.

    Juggler Fabio Zimmerman tha: “Arti nuk shihet si esencial. Skena e llojllojshme kulturore e Berlinit është një thesar, por në krizë, thesarët shiten të parët.”

    Ndryshe, Gjermania është një ndër vendet me më së shumti të infektuar me koronavirus në Evropë dhe ditëve të fundit ka shënuar rritje të numrit të rasteve ditore, duke i shqetësuar autoritetet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!