×
  • Lajme
  • Botë

    AstraZeneca tregohet efektive kundër variantit brazilian të COVID-19

    Reporteri
    05 Mars 2021 | 19:35

    Rezultatet preliminare nga një studim i kryer në Universitetin e Oksfordit japin indikacione se vaksina AstraZeneca është efektive kundër variantit brazilian të COVID-19, i njohur shkurt si P1.


    Mediat e huaja raportojnë burime të cilat thonë se rezultatet tregojnë që vaksina nuk ka nevojë të modifikohet për të mbrojtur njerëzit kundër këtij varianti të virusit, i cili besohet se ka origjinë në qytetin amazonian të Manausit.

    Rezultatet nuk janë bërë publike ende mirëpo pritet që ato të jepen për publikun gjatë këtij muaji.

    Studimet e mëhershme tregonin se vaksina AstraZeneca ishte më pak efektive kundër variantit të Afrikës Jugore i cili është i ngjashëm me atë brazilian.

    Studimi i efektivitetit të vaksinës AstrasZeneca ndaj variantit brazilian ka ardhur vetëm pak ditë pasi ishte bërë e ditur se vaksina kineze Sinovac nuk mund të ketë efekte kundër këtij varianti të koronavirusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!