×
  • Lajme
  • Botë

    Atentati me eksploziv në Kamëz, arrestohen tre persona

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 8:49

    Tre persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Silvio Berluskoni” në Kamzë më 9 shkurt, ku për shkak të një shpërthimi të telekomanduar me eksploziv mbeti i gjymtuar Gj.M.


    Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje janë Gj.C, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të ‘Rëmbim personi’ ‘Vrasje me paramendim’, ‘Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’. E. J, 33 vjec, dhe E. J, 24 vjec, lindur dhe banues në Tiranë.

    Nga grupi hetimor i ngritur posaçërisht për hetimin e kësaj ngjarje, janë sekuestruar prova materiale, si automjete dhe sende të tjera, të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale dhe implikojnë drejtpërdrejtë autorët e saj, prova të cilat për shkak të sekretit hetimor nuk bëhen të ditura në këtë moment.

    Materialet në ngarkim të shtetasve Gj.C, E. J. dhe E. J. i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për veprat penale të ”Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë,e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!