×
  • Lajme
  • Botë

    Austria heqë kufizimet kufitare të lidhura me koronavirusin

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 10:14

    Austria ka thënë se do të heqë kufizimet kufitare, të lidhura me koronavirusin, për të gjitha shtetet fqinje – duke përjashtuar Italinë.


    “Prej nesër, nuk do të ketë më kontrolle për të hyrë në Austri”, është cituar të ketë thënë Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, në një konferencë për media të mërkurën, raporton agjencia e lajmeve, AFP.

    Ai ka thënë se kontrollet me kufirin italian do të analizohen sërish javën e ardhshme, duke shtuar se janë duke konsideruar mundësinë që t’iu mundësohet hyrja italianëve nga rajonet më pak të prekura nga koronavirusi.

    Austria ka mbyllur kufijtë e saj në mes të muajit mars.

    Deri më tani ka regjistruar rreth 16,000 raste të prekura me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!