×
  • Lajme
  • Botë

    Avokatët e ish-policit që u dënua për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd kërkojnë proces të ri të gjykimit

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 9:00

    Ish-policia nga Minneapolis, Derek Chauvin, i dënuar për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd që shkaktoi protesta masive kundër racizmit, të mërkurën ka kërkuar një gjykim të ri.


    Avokati i Chauvin, Eric Nelson, pretendon se gjykimi nuk ka qenë i drejtë dhe se është përcjellë me gabime, kurse vendimi nuk ishte në harmoni me ligjet në fuqi, transmeton Telegrafi.

    Siç raporton Reuters, Chauvin gjatë 20 prillit, tri javë pas gjykimit, është shpallur fajtor mbi tri pikat e aktakuzës që rëndonin mbi të – përfshirë edhe atë për vrasje.

    E viktima e tij Floyd kishte ndërruar jetë pasi që Chauvin ia kishte mbajtur gjurin në qafë për më shumë se nëntë minuta – derisa i ndjeri po qëndronte i shtirë me fytyrë për asfalti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!